Ish-ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar në emisionin DPT te Fidani në T7 vonesat në propozimin e tenderëve për certifikata dhe letërnjoftime.
Qytetarët ka kohë që po përballen me mungesë të materialeve derisa Ministria e Punëve të Brendshme është arsyetuar se nga rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë nuk ka arritur që t’i kryejë me kohë procedurat e prokurimit për këtë furnizim.
Sveçla: Nëse aksioni i Karaçevës ka qenë i suksesshëm, pse të shkarkohet Qalaj
Svecla ka thënë se kjo po bëhet për shkak të mundësisë së keqpërdorimeve me tenderë. Sipas tij, këto vonesa do mundësojnë shpalljen e tenderëve në momentet e fundit.
“Vonesat e certifikatave dhe letërnjoftimeve, për shkak të mundësisë së keqpërdorimit me tenderë”, thotë ai.