×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla takohet me dy ministrat turq, e dënon “sulmin terro’rist” në Ankara

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takime të ndara nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Turqisë, Ali Yerlikaya dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takime të ndara homologun e tij turk, Ali Yerlikaya dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yashar Guler.

    Sveçla tha se me dy ministrat turk folën për bashkëpunimin që gëzojnë deri tash institucionet e të dyja vendeve, ku tha se ritheksoi përkushtimin për angazhim të mëtejmë me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbrojtjes për qytetarët në të dy vendet.

    “Duke qenë se u takuam përgjatë kohës që po mbahet panairi Saha Expo 2024, diskutuam edhe për mundësitë që ofron ky panair si dhe nevojat e ngritjes së kapaciteteve tona në fushën e sigurisë”.

    “Pas takimit me Ministrin e Brendshëm z. Yerlikaya, nënshkruam edhe marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë me qëllim të luftimit efikas të krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm, trafiqeve të ndryshme e terrorizmit”, tha Sveçla.

    Më tej, Sveçla tha se vetëm pak orë pas këtyre takimeve, Turqia u trondit nga, siç tha ai, sulmi terrorist në Kompaninë Aksionare të Industrive Ajrore Turek në Ankara, ku deri më tani raportohet për katër të vdekur dhe 14 të lënduar.

    “Akte të tilla janë një tragjedi jo vetëm për viktimat dhe familjet e tyre, por për të gjithë ne që vazhdojmë të punojmë për paqe dhe siguri. Dënojmë ashpër këtë sulm terrorist dhe shprehim ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, tha Sveçla.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim përfaqësuesit e Eurochambers, kryetarin Vladimirr Dlouhy dhe shefin ekzekutiv, Ben Butters, si dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Tash e dhjetë ditë disa vende dhe lagje të Prishtinës janë duke shfrytëzuar mundësi të tjera të furnizimit me ujin e pijshëm...
    Lajme23 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka thënë se nuk ka në plan të largohet nga subjekti në të cilin bënë pjesë. Në...
    Të tjera
    Vip23 Tetor 2024
    Gjesti është bërë shkak i nervozizmit të disa banorëve brenda shtëpisë së BBVK3. Derisa banorët po argëtoheshin duke kënduar në oborr, Gjesti...
    Vip23 Tetor 2024
    Dinamikat e shumta po e përcjellin shtëpinë më të famshme në të gjitha trojet shqiptare kudo ndodhën, atë të Big Brother VIP...
    Lajme23 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur se çfarë do të diskutohet nesër në takimet në kuadër të procesit të dialogut....
    Lajme23 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar parakushtet e BE-ja ia ka vendosur Kosovën për të përfituar nga Plani i...
    Sport23 Tetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Brest dhe Bayer Leverkusen, e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kampionëve. Nga...
    Sport23 Tetor 2024
    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e drejtuar nga ai synon fitore kundër Sparta Prague në Champions Leage për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.