×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Sveçla: Po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathtë

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Ndonëse Kosova po konsiderohet si shembull për luftimin e terrorizmit, ende e pret shumë punë për luftimin e kësaj dukurie sidomos në këtë periudhë kur është e sfiduar nga ekstremi i djathtë. Kështu u tha me rastin e publikimit të raportit që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, i realizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se për dallim prej ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit religjioz tashmë po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathta.

    Duke i përmendur sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Iber-Lepencit, Sveçla u shpreh se si qeveri ka reaguar me kohë karshi kësaj dukurie.

    “Ne kemi pas në vazhdimësi sulme të ndryshme ndaj institucioneve tona, zyrtarëve tanë, personelin ndërkombëtarë, gazetarëve dhe qytetarëve në katër komunat veriore të Kosovës….Për dallim prej ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit religjioz tashmë po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathta dhe entonacionalizma. Si qeveri kemi ndërmarrë masa në kohë në identifikimin dhe shpalljen e dy formacioneve ilegale si organizata terroriste pra Mbrojtjes Civile dhe Brigadës së Veriut dhe të gjithë ju e dini që në vazhdimësi dhe me mjete ligjore i kemi luftuar dhe po i luftojmë ato, siç e monitorojmë dhe po punojmë në parandalimin e të gjitha aktiviteteve të tyre. Këto dy sulme kanë vë në pah nevojën që zhvillimi i ekstremizmit të djathtë të elaburohet dhe të trajtohet me prioritet nga të gjithë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon dhe globalisht”, u shpreh ministri Sveçla.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se si institucionet kanë punuar seriozisht në aspektin strategjik dhe operativ në luftimin e terrorizmit.

    Ai thotë se Kosova në këtë aspekt është storie suksesi.

    “Ne kemi punuar seriozisht dhe me përkushtim si në aspektin strategjik ashtu edhe atë operativ në luftimin e terrorizmit….Duke qenë të vetëdijshëm mbi rreziqet që mund të sjell ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi Republika jonë menjëherë dhe në kohë është bërë pjesë e koalicioneve globale në luftim të këtij fenomeni të rrezikshëm. Nga ajo kohë vendi ynë ka dëshmuar se është palë aktive e këtij koalicioni duke marrë përsipër si rikthimin e personave nga zonat e luftës në Siri, ashtu edhe procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit në shoqëri. Kudo në botë që flitet për përpjekje në luftën ndaj këtij fenomeni qëndron në radhët e para si storie suksesi Republika jonë”, thotë Sveçla.

    Drejtori i përgjithshëm i Fondit të Angazhimit dhe Ripërtëritjes së Komunitetit Global, Khalid Koser u shpreh se luftimi i terrorizmit duhet të bëhet në mënyrë të zhdërvjelltë.

    Sipas tij duhet të identifikohen nxitësit e radikalizmit të cilët janë kryesisht lokal.

    “Këto sfida po përballemi me to në baza të ndryshme dhe ne duhet t’i monitorojmë dhe të merremi me to në mënyrë të zhdërvjelltë. Raporti me sa duket ka rekomandime shumë specifike të cilat duhet t’i arri shumë seriozisht këtu në Kosovë. Së pari tregon nevojën për studime empirike që duhet të bëhen, identifikim të grupeve, nxitësve të radikalizimit dhe të cilët janë kryesisht lokal. Duket të kuptojmë se çka ndodh, si ndodh në nivelin lokal dhe zgjidhjet t’i gjejmë në nivel lokal”, u shpreh ai.

    Kryeredaktori i Kallxo.com, Kreshnik Gashi u shpreh se Kosova ende nuk ka arritur ta bëjë deradikalizimin e shoqërisë.

    Sipas tij vendi është i rrezikuar prej lëvizjeve të ekstremit të djathtë.

    “Situata nuk është mirë dhe ka nevojë për shumë për tu bërë në të ardhmen, për shkak se ka një interes shumë të madh që rinin tonë ,të rinj tanë, shoqërinë tonë me i shty në rrugë të gabuara mos me i lënë me u zhvillua në vlerat tona demokratike…Vendi jonë është një prej vendeve më të rrezikuara prej lëvizjeve të ekstremit të djathtë”, deklaroi ai.

    Ndërsa, të gjeturat e raportit i shpalosi, Labinot Leposhtica i cili tha se ka mangësi në komunikimin në mes nivelit qendror dhe lokal.

    Gjetja tjetër sipas tij thotë se institucionet janë në fazën fillestare në hartimin e dokumenteve në bazë shkencore për luftimin e terrorizmit.

    Analiza monitoruese “Sfidat e mekanizmave të parandalimit të terrorizmit në Kosovë” është financuar nga GCERF, dhe implementuar nga organizatat ATRC, BIRN, CBN dhe Rin’On.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani tha se...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot për ngushëllime familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili u vra...
    Lajme05 Prill 2025
    Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka aprovuar  pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit. Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar, teksa drejtonte një automjet...
    Lajme05 Prill 2025
    Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu”...
    Lajme05 Prill 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit nga shembja e dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Lajmin...
    Lajme05 Prill 2025
    Nën thirrjet “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat” ka nisur protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protestuesit janë nisur...
    Lajme05 Prill 2025
    Numër i madh i qytetarëve kanë dal në protestën e sotme të thirrur në Prishtinë për të shfaqur kundërshtimin ndaj shtrenjtimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.