×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Sveçla për xhandarmërinë serbe në kufi: Provokime që do të dështojnë, të gatshëm të ballafaqohemi me çfarëdo sfide

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke iu referuar prezencës së katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe në stacionin policor kufitar në Merdarë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 18:20 te pala serbe është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohet të jetë e xhandarmërisë serbe.

    Në njoftim thuhet se sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 minuta tek hyrja e objektit te pala serbe.

    Ministri pohoi se nuk është hera e parë që Serbia bënë veprime të tilla, për çka edhe konfirmoi se kanë njoftuar partnerët ndërkombëtar. Madje tha se këto provokime do të dështojnë dhe se janë të gatshëm të ballafaqohen me çfarëdo sfide.

    “Bëjnë shkelje të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare. Nuk është hera e parë që ata bëjnë shkelje të kësaj marrëveshje, por shpresojmë të jetë e fundit. Ne patjetër që jemi të gatshëm me u ballafaqua më çdo shkelje të tyre dhe në të njëjtën kohë edhe t’i prezantojmë ato tek partnerët tanë si dëshmi shtesë se si Serbia nuk është e gatshëm për të bashkëpunuar pavarësisht marrëveshjet të cilat ajo i ka nënshkruar”.

    “Është e qartë se Kosova është e kërcënuar nga aspiratat hegjemoniste të Serbisë gjithë aparati i tyre shtetëror punon për të përmbushur qëllimet e tyre të cilat jo vetëm që janë të papranueshme për ne, por edhe kriminale në realitetin tonë. Institucionet e Kosovës po forcohen çdo ditë që këto qëllime të Serbisë të zmbrapsen në çdo moment tash edhe në të ardhmen. Jam i bindur që këto provokime do të dështojnë patjetër vështirësojnë jetën e qytetarëve tanë posaçërisht të komunitetit serb, por ne jemi të aftë që të ballafaqohemi me çfarëdo sfide nga brenda apo jashtë”, tha ai. /EO

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve në rrugën “Enver Maloku” dhe ” Hilmi Rakovica”, sot dhe nesër do...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, duke akuzuar opozitën për barrikadim ndaj formimit të komisionit të...
    Lajme31 Maj 2025
    Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë që në mandatin e fundit ishin në opozitë,...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka thënë se partia e saj konsideron që në këto momente, Kuvendit të Kosovës në krye i...
    Lajme31 Maj 2025
    Kreu i NISMA-s në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar pas raportimeve në media për shpenzimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për media para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës ku edhe do të mbahet...
    Lajme31 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, organizuar nga Atlantic Council, me të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet...
    Vip31 Maj 2025
    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.