Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka përgëzuar policinë për arrestimin e tre personave për fajde, 10 të tjerëve për narkotikë dhe konfiskimin e mbi 110 kilogramëve drogë, të realizuara gjatë javës që mbetet pas.
“Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër”, shkroi ai në Facebook.
Sveçla tha se nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze, raporton Klankosova.tv.
“Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, shtoi ministri.