×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla në takim me Drejtorin e Policisë

    FrontOnline
    29 Mars 2021

    Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të policisë, priti në takim ministrin e MPB-së, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë.

    Gjatë takimit Mehmeti, përmes një prezantimi të punës së Policisë së Kosovës e njoftoi ministrin me angazhimet, rezultatet dhe aktivitetet policore në zbatim të objektivave strategjike dhe angazhimet konkrete në fusha të veçanta, përfshirë angazhimet në zbatim të vendimeve për parandalim të pandemisë.

    Pjesë e prezantimit ishin edhe projektet e planifikuara si “Plani vjetor i punës, “Plani për fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës 2021-2025”, “Plani Strategjik Zhvillimor 2021-2025”, “Strategjia e Integruar e Policimit të drejtuar nga Intelegjenca dhe Policimit në Bashkësi 2021-2025”, “Projekti i vendosjes së kamerave në stacione policore dhe kamerave që pritet në të ardhmen të vendosen tek zyrtarët policorë (kamerat e trupit)”.

    Po ashtu u veçuan edhe projektet e vendosjes së GPS-ve në automjete, realizimi i projekteve mbi trajnimet shtesë në fusha të ndryshme si, komunikimit, sjelljes dhe disiplinës, integritetit dhe përformancës, taktikave mbrojtëse dhe përdorimit të forcës, ricertifikimit të zyrtarëve policorë, përfshirë edhe sfidat me të cilat ballafaqohet PK-ja.

    “Ministri i MPB-së, Sveçla, në fjalën e tij, falënderoi Policinë për rezultatet e arritura, për punën dhe angazhimet në drejtim të ofrimit të rendit dhe sigurisë publike në vend, përfshirë angazhimet dhe masat policore që po ndërmerren në parandalimin e përhapjes së pandemisë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, ku PK-ja së bashku me personelin mjekësor janë në vijë të parë të frontit, andaj përkujtojë zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, përfshirë zyrtarët të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën nga pandemia ‘Covid-19’.

    Ministri Sveçla siguroi Policinë e Kosovës se do ta përkrah dhe do ta mbështesë në të gjitha format e mundshme, përfshirë përkrahjen në Ligjin për Pensionim të Parakohshëm, për Sigurimin Shëndetësor e çështje tjera që janë në interes të PK-së”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Express.

    Njëkohësisht kërkoi nga PK-ja që të ngritet edhe më tej efikasiteti dhe efektiviteti në punë, performanca dhe integriteti policor, transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia, rritja e bashkëpunimit me komunitetin si dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Menaxhmenti i Policisë së Kosovës, u zotua se do të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimin dhe luftimin ndaj çdo forme të krimit dhe korrupsionit.

    Pas përfundimit të takimit ministri Sveçla me drejtorin e përgjithshëm Mehmeti, vizituan edhe Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog Në thirrjet “Liri,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Vip17 Nëntor 2024
    Banori më i ri i shtëpisë më të madhe në vend, Pauli ka pasur një kërkesë ndaj konkurrentëve të tjerë. “Njerëz jemi,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme, Gresa ka akuzuar Anisën se po e shfrytëzon Burimin. Por Anisa këtë e akuzë nuk e ka pranuar,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.