Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se po merr pjesë në një takim në në kuadër të Procesit të Berlinit në Gjermani.
Ai ka publikuar një fotografi nga atje bashkë me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Pas pak, fillojmë me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit”, shkroi Sveçla.
Njoftimi i tij vjen në kohën kur po diskutohet mundësia e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit për shkak të ndalesës ndaj importit të mallrave nga Serbia dhe refuzimit për ta hequr atë siç ka kërkuar Gjermania me arsyetimin se shkel parimet e CEFTA-s.