×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla konfirmon arrestime të reja për vrasjen e rreshterit Lika

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar sot se në kuadër të operacionit të Policisë së Kosovës dhe organeve të hetuesisë në komunën e Kaçanikut janë kryer arrestime të reja. Ai theksoi se operacioni është ende në zhvillim e sipër dhe se numri i saktë i të arrestuarve pritet të bëhet i ditur më vonë.

    “Tashmë është publike se ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet. Aksioni është duke vazhduar,” deklaroi Sveçla, pas daljes nga një mbledhje në të cilën dështoi konstituimi i Kuvendit.

    Policia e Kosovës kishte bërë të ditur që në orët e hershme të mëngjesit se ka nisur një aksion në Kaçanik, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Njësitet relevante të Policisë janë angazhuar në këtë operacion që lidhet me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, i cili u vra më 1 prill në shkallët e ndërtesës ku banonte.

    Autoritetet policore theksojnë se aksioni është në vijim e sipër dhe se, pas përfundimit të tij, do të bëhen publike informacione shtesë lidhur me rezultatet dhe masat e ndërmarra.

    “Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës kishte arrestuar Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkelqim Kuka, dhe Diamant Gashi, nën dyshimin për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika më 1 prill në Kaçanik. Ata dyshohen për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.

    Rreshteri Lika u vra më 1 prill, në shkallët e ndërtesës ku banonte, teksa po kthehej nga puna. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kanë deklaruar se dyshohet që motivi i vrasjes lidhet me detyrën e tij si zyrtar policor.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, të martën më 22 prill, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç) të pandehurve Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkelqim Kuka, dhe Diamant Gashi.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit. Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Lajme30 Maj 2025
    Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime” Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ushtarët e Policisë Ushtarake të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë përfunduar me sukses një...
    Sport30 Maj 2025
    Hansi Flick ka pasur një ndikim transformues te Barcelona që nga ardhja e tij verën e kaluar te gjigantët e La Ligës....
    Kronika30 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet...
    Kronika30 Maj 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës. Ai...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.