Pas hulumtimit të Front Online për ndërtimin e një objekti banesor në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, ku sipas planit urbanistik është paraparë të ndërtohet një çerdhe për fëmijë ka reaguar shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla.
Sveçla ka kërkuar që Prokuroria dhe Hetuesia e Shtetit ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje.
Ndalohen punimet në objektin banesore ku planifikohej të ndërtohet çerdhja
Ai e ka cilësuar qeverisjen e LDK-së në Prishtinë si ‘qeverisje e skandaleve të përditshme’.
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe, po ngrihet një objekt banesor
“Ndërtimi që po ndodh në lagjen Arbëria, me materiale ndërtimore që nuk kanë të bëjnë asgjë me “karakter të përkohshëm”, është në kundërshtim me Planin Urbanistik kurse leja e lëshuar është krejt e paligjshme. Prokuroria dhe hetuesia e shtetit duhet ta trajtojnë këtë çështje me urgjencë”, shkroi ai.