Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në përvjetorin e rënies së tij, më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë të Zveçanit.
Në akademinë përkujtimore të Afrim Bunjakut, Sveçla tha se përulet para sakrificës që dha i ndjeri për Kosovën derisa ishte në krye të detyrës.
“Ka shumë data në kalendarin historik janë shumë dhimbje dhe krenari, 24 shtatori është data më e re në kalendarin tonë, ajo tregon për aktin heroik të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe mbi të gjitha shënimin e një fitoreje historike”.
“I përulem sakrificës së Afrim Bunjakut për atdhe, me të është shënuar një fitore e pakthyeshme e vendit tonë”, ka thënë Sveçla.
Sveçla, më tej iu drejtua familjes së Bunjakut dhe u tha: “Do të jemi gjithmonë në krah dhe në shërbim të familjes suaj”. /Klankosova.tv