×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Hoti është kryeministër i dobët, numrat i kanë pasur edhe diktatorët

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Xhelal Sveçla i VV’së edhe një herë ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ai thotë se Hoti duhet të shoh nëse e ka përkrahjen e qytetarëve pasi sipas tij, ‘numrat i kanë pasur edhe diktatorat’.

    “Kryeministri Hoti është duke iu treguar qytetarëve që është jashtëzakonisht i dobët prandaj po kërkon që qeverisjen e vetë ta legjitimojë me nevojën për të biseduar me Serbinë. Nuk ka çfarë t’i ofrojë këtij vendi e po iu jep sinjal qarqeve të caktuara ndërkombëtare që unë jam i nevojshëm  për të vazhduar bisedimet me Serbinë. Kjo as nuk është e duhur dhe as nuk është profitabile as për ata vetë”, tha Sveçla në emisionin ‘pa maskë’ në T7.

    “Qeverisja nuk është vetëm numra. Qeverisja është shumë më shumë”, tha ai.

    “Çfarë do t’i ofrojnë ata qytetarëve, ju shiheni edhe menaxhimin e situatës aktuale me Covid-19. Ne në vazhdimësi po potencojmë se ka një impotencë në vendimmarrje”, shtoi ai.

    “A e kanq qytetarin pas veti, kjo është më e rëndësishmja. Një qeveri duhet të qeverisë me qytetarin, a i kanë qytetarët me vete a nuk i kanë? Nuk mund të flasësh vetëm për numra, për shkak se numrat i kanë pasur edhe diktaturat e ndryshme përgjatë gjithë historisë”, tha Sveçla.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.