Xhelal Sveçla i VV’së edhe një herë ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ai thotë se Hoti duhet të shoh nëse e ka përkrahjen e qytetarëve pasi sipas tij, ‘numrat i kanë pasur edhe diktatorat’.
“Kryeministri Hoti është duke iu treguar qytetarëve që është jashtëzakonisht i dobët prandaj po kërkon që qeverisjen e vetë ta legjitimojë me nevojën për të biseduar me Serbinë. Nuk ka çfarë t’i ofrojë këtij vendi e po iu jep sinjal qarqeve të caktuara ndërkombëtare që unë jam i nevojshëm për të vazhduar bisedimet me Serbinë. Kjo as nuk është e duhur dhe as nuk është profitabile as për ata vetë”, tha Sveçla në emisionin ‘pa maskë’ në T7.
“Qeverisja nuk është vetëm numra. Qeverisja është shumë më shumë”, tha ai.
“Çfarë do t’i ofrojnë ata qytetarëve, ju shiheni edhe menaxhimin e situatës aktuale me Covid-19. Ne në vazhdimësi po potencojmë se ka një impotencë në vendimmarrje”, shtoi ai.
“A e kanq qytetarin pas veti, kjo është më e rëndësishmja. Një qeveri duhet të qeverisë me qytetarin, a i kanë qytetarët me vete a nuk i kanë? Nuk mund të flasësh vetëm për numra, për shkak se numrat i kanë pasur edhe diktaturat e ndryshme përgjatë gjithë historisë”, tha Sveçla.