Ish ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në RTK ka folur për atë që ishte quajtur skandal nga ministri aktual Agim Veliu lidhur me hapjen e një kasafortë në MPB që përmbante dekomente sekrete apo të klasifikuara.
“Ato janë broçkulla dhe dhe nuk e di nga cila mendje dolën, edhe pse e tha Veliu. Nuk ka asgjë të vërtetë aty. Situata është plotësisht e ndryshme, por ata duke mos pasur çfarë të thonë e kanë shpikur atë. Kur unë fillova detyrën si ushtrues detyre i ministrit, ishin dy kasaforta, njëra me dy çelësa dhe kur u hap ajo nuk kishte asgjë brenda, asnjë dokument”, ka thënë ai.
Sipas tij, edhe kasaforta e dytë nuk kishte asgjë brenda. “Logjika thoshte se duhet të ketë një arkiv që arkivohen dokumentet e klasifikuara. Dhe që nga ai moment kemi filluar të praktikojmë praktikat ligjore të dokumenteve të klasifikuara. Pas daljes nga ministria, kombinimin e numrave të kasafortës ia kemi përcjellë sekretarit të ministrisë”, ka thënë ai.
Sveçla është pyetur edhe për të ashtuquajturën dhomë e përgjimeve në Telekomin e Kosovë ku ishte raportuar për ndërhyrjen e tij, të ish kryeministrit Albin Kurti dhe të ish zëvendëskryeministrit, Haki Abazi.
“Nuk ekziston dhoma e përgjimeve në Telekom, e ka ditur edhe presidenti dhe ai ka shpife se unë bashkë me kryeministrin Kurti për tri ditë radhazi kemi qenë në përgjigjme, është budallallëk”, ka thënë Sveçla.