×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur rreth marrëveshjes së nënshkruar dje për hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve në Kosovë.

    Sveçla ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për forcimin e kapaciteteve të Kosovës në prodhimin e municioneve, jo vetëm për Ushtrinë e Kosovës, por edhe për Policinë e Kosovës.

    Ai ka shpjeguar se puna do të nisë shumë shpejt dhe se kontrata e nënshkruar me prodhuesin turk shtetëror “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE do të realizohet brenda afateve të kërkuara teknike.

    “Dje është nënshkruar kjo marrëveshje apo kontratë me quajtur ashtu siç është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Republika e Kosovës do të ndërrojë kapacitetet për të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë, por edhe për Policinë e Kosovës, besoj se duke parë kontratën shumë shpejt do të fillojnë punimet dhe në afatin rekord brenda kërkesave teknike kjo do të realizohet. Vullneti ynë është që kjo të bëhet sa më parë, ka gatishmëri edhe nga pala tjetër ata të fillojnë menjëherë dhe të ketë angazhim serioz që kjo të kryhet me sukses. Me përfundimin e saj një mangësi që e kemi pasur ne dhe ka qenë evidente do të tejkalohet qoftë në kuptimin e furnizimit të nevojave aktuale, qoftë në plotësimin e rezervave të nevojshme, po ashtu edhe në trajtimet shtesë të cilat janë të nevojshme për të gjitha institucione që përdorin këtë lloj të municione”, ka deklaruar Sveçla, raporton Ekonomia Online.

    Ministri gjithashtu ka theksuar se ky projekt është pjesë e një iniciative më të gjerë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.

    Ai ka përmendur se vendi është në bisedime dhe negociata me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Kosovës.

    “Ne kemi po shohim për zhvillimin e gjithë industrisë të mbrojtjes dhe sigurisë kemi kontakte dhe biseda e negocime me të gjithë, patjetër që ShBA që është aleati ynë kryesor strategjik dhe kemi bashkëpunim të ngushta edhe me ta do të bisedojmë me të gjithë ata parterë të cilët plotësojnë nevojat tona por edhe janë si vazhdimësi e bashkëpunimi të pa kursyer të pandalshëm mes nesh. Do të ketë dhe jam i bindur rezultatet të tjera të cilat do të shfaqen shumë shpejtë dhe do të kemi lajme të mira ende”, theksoi ai.

    Në fund, ai ka bërë një koment lidhur me çështjen e sigurimeve shëndetësore, duke u referuar një ankese të një subjekti opozitar që e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke sugjeruar se kjo çështje është në duar të gjykatës.

    “Ju e dini shumë që sigurimet shëndetësore, një subjekt politik opozitar i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ju mund ta pyesni Gjykatën Kushtetuese për këtë”, përfundoi ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Këshilli i çështjeve të përgjithshme i BE-së ka miratuar konkluzat për procesin e zgjerimit, ku në kapitullin kushtuar Kosovës porositet se “BE-ja...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në prag të festave të...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka takuar sot pensionistët e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook,...
    Të tjera
    Vip17 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë kanë siguruar 27 për qind të buxhetit javor që i bie 147 euro. Buxheti personal, mungesa e cigareve dhe...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës të Gjykatës Speciale, që mosrespektimi i Kushtetutës dhe...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar për një rast vjedhje, raporton...
    Vip17 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë arritur vetëm 27 për qind nga sfida e buxhetit...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes në përdorimin e platformës TikTok ku kohëve të fundit po realizohen sfida të rrezikshme...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Rreth orës 15:00 sot pritet të zhvillohet një takim i përbashkët trepalësh mes ekipeve të Kosovë dhe Serbisë në kuadër të dialogut...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.