Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke qenë jashtë detyrës zyrtare.
Në njoftim thuhet se rrahja ka ndodhur në një lokal në fshatin Ranillug të Gjilanit rreth orës 02:30.
“Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte jashtë detyrës zyrtare )”, tha IPK-ja.
Tutje në kumtesë bëhet e ditur se dy të përfshirët janë arrestuar, ndërsa nga përleshja kanë pësuar lëndime.
“Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja”.