Publicisti kosovar, Veton Surroi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të sotme, ku fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Surroi ka shkruar se më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje mori mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit.
Ai ka thënë se VV-ja së bashku me partitë tjera janë para një sfide dhe shansi për ndërtimin e një koncensusi të ri për Kosovën si shtet funksional, demokratik e anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.
Postimi I tij I plotë: