×
  • Lajme
  • Lajme

    Supremja shfuqizon kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës: Diskriminues dhe i paligjshëm

    FrontOnline
    04 Mars 2026

    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm.

    Sipas Statutit të UP’së, kandidati duhet të jetë jo më i vjetër se 35 vjet kur emërohet asistent për herë të parë.

    “Përjashtimisht, kandidati mund të zgjidhet asistent universiteti deri në moshën dyzetë (40) vjeçare nëse ka gradën e doktorit të shkencës (ose, në rastin e lëndëve klinike në Fakultetin e Mjekësisë, të ketë të përfunduar specializimin)”, parashihet me statut.

    Paditësja N.B., përmes padisë së paraqitur në Gjykatën Supreme, ka theksuar se, ndonëse është e angazhuar si bashkëpunëtore e jashtme në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe i plotëson kriteret profesionale dhe akademike sipas Ligjit për Arsimin e Lartë, përjashtohet automatikisht nga mundësia për të konkurruar për pozitën e asistentit universitar për shkak të kufizimit maksimal të moshës.

    “Sipas paditëses, ky kufizim nuk mbështetet në asnjë autorizim të qartë ligjor, bie ndesh me parimin e barazisë dhe ndalimit të diskriminimit të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke krijuar trajtim të pabarabartë në bazë të moshës dhe duke cenuar të drejtën për qasje të barabartë në punësim”, thuhet në njoftim.

    Sipas Supremes, mungesa e një rregullimi të shprehur ligjor lidhur me përcaktimin e organit legjitim pasiv në rastet kur një akt nënligjor miratohet formalisht nga një organ dhe zbatohet nga një tjetër, përbën zbrazëti normative që duhet interpretuar në funksion të garantimit të së drejtës për mbrojtje gjyqësore efektive.

    “Gjykata thekson se formalizmi procedural nuk mund të shndërrohet në pengesë për realizimin e kontrollit gjyqësor të ligjshmërisë së akteve normative. Çdo paqartësi duhet të interpretohet në favor të ushtrimit efektiv të së drejtës për qasje në gjykatë. Dispozitat e veçanta të lartcekura të akteve nënligjore normative të kontestuara të cilat vendosin një kufi maksimal moshe “35 vjeç”, me përjashtim deri “40 vjeç për doktoratë ose specializim”, paraqesin një kufizim të drejtpërdrejtë mbi të drejtën e qasjes në pozita akademike, pa një arsyetim objektiv dhe proporcional. Gjykata vlerëson se një kufizim i tillë nuk është i nevojshëm për të arritur një qëllim legjitim, përveç një shprehjeje të përgjithshme të përcaktimit procedural, dhe përbën “diskriminim të drejtpërdrejtë mbi bazën e moshës”, në shkelje të “parimit të trajtimit të barabartë dhe mundësive të barabarta””, thuhet në njoftim.

    Supremja ka sqaruar se objekt shqyrtimi në këtë rast nuk ishte vendimi i Kuvendit për miratimin e Statutit si akt administrativ, por ligjshmëria e dispozitave konkrete të aktit nënligjor normativ.

     

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.