Pas ndeshjes Drenica – Besa (2:1), pasditja e sotme vazhdon edhe me dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës.
Sot do të luhen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit kosovar, raporton FrontOnline.
Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani është nikoqir i Llapit në kryendeshjen e kësaj jave.
Ndërkaq, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Prishtina i bën “konak” Arbërisë së Dobrajës.
Të dyja ndeshjet në fjalë nisin nga ora 15:00./FrontOnline/