×
  • Sport
  • Sport

    Superliga / Fitojnë Drita dhe Malisheva

    FrontOnline
    04 Prill 2025

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

    Malisheva e ka mposhtur Prishtinën, me rezultat 1-0, të premten pasdite në një nga sfidat kryesore të kësaj fundjavë.

    Skuadra nikoqire mjaft mirë e nisi duelin me prishtinasit dhe pas vetëm dy minutave përmes Donart Vitijes shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Malishevën.

    Ky duel solli edhe disa raste tjera nga të dy skuadrat, megjithatë, gola më nuk kishte.

    Pas kësaj fitore, Malisheva ka 44 pikë aq sa edhe Ballkani në pozitën e dytë, kurse, Prishtina mbetet e katërta me 35 sosh.

    Me rezultat identik, ka fituar edhe Drita në udhëtim tek Feronikeli ’74.

    Arb Manaj (45’), realizoi golin e fitores për Dritën e cila tani ka 60 pikë në krye të tabelës duke bërë hapin e madh në garën për titull të kampionitkurse, kurse, Nikli ’74 është e fundit me vetëm 14 sosh./RTK

    Nga Rubrika
    Sport12 Prill 2025
    Tijjani Reijnders shënoi golin e katërt të Milanit në fitoren me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Udineses mbrëmjen e së premtes. Kjo...
    Sport12 Prill 2025
    Sot (e shtunë) është në program për t’u zhvilluar një takim në kuadër të javës së 28-të të Albi Mall Superligës së...
    Sport12 Prill 2025
    Skuadra e Milanit nuk ka gabuar në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Serie A. Milani të premten mbrëma e...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të përurojnë pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit...
    Ekonomi12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16% ka ngjallur shqetësime të mëdha...
    Lajme12 Prill 2025
    Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet t ketë edhe reshje të...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Një bombë e vendosur pranë zyrave të Hellenic Train, kompania kryesore hekurudhore e Greqisë, shpërtheu të premten mbrëma në një lagje të...
    Lajme11 Prill 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i informojë ministrat...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar ta pozicionojë vendin e tij si një pikë stabiliteti në një botë gjithnjë e më...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.