Superliga evropiane duket se ka nisur të shembet ende pa nisur sezonin e saj të parë.
Një projekt që në plan të parë vë të ardhurat dhe heq meritën sportive nuk është pritur aspak mirë s inga UEFA, FIFA apo ligat përkatëse, por mbi të gjitha nga vetë tifozët.
Ideja e një kompeticioni të tillë nuk i ka dalë aspak si e prisnin klubeve të mëdha të Europës, që kanë hasur në rezistencën e vetë tifozëve të tyre.
Në këto kushte tërheqja po shihet si opsioni më i mirë i tyre.
Madje kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e skuadrave që po planifikojnë të heqin dorë nga ky projekt.
Chelsea, Manchester City, Barcelona, Atletiko Madrid, Arsenali dhe Manchester United janë klubet që tërhiqen nga Superliga evropiane.