Edhe pse kanë mbetur pa gjashtë klubet angleze, drejtuesit e Superligës evropiane nuk janë “dorëzuar”.
Të martën në mbrëmje, më saktësisht rreth mesnatës, anëtarët e mbetur të kësaj gare kanë mbajtur një takim urgjent, shkruan FrontOnline.
Aty janë shpjeguar hapat e mëtejshëm të tyre, derisa në fund u lansua një deklaratë për publikun.
OFFICIAL STATEMENT pic.twitter.com/sHEV5rQOOi
— Francesco Porzio (@fraporzio95) April 20, 2021
“Superliga evropiane është e bindur se status quo-ja aktuale e futbollit evropian duhet të ndryshojë. Ne po propozojmë garë të re evropiane sepse sistemi ekzistues nuk po funksionon”, thuhet fillimisht në këtë deklaratë.
“Propozimi ynë synon të lejojë që sporti të lulëzojë duke krijuar burime dhe stabilitet për gjithë piramidën e futbollit”, thuhet më tej.
“Duke shqyrtuar gjendjen aktuale, do të shqyrtojmë hapat më të mirë për të ndryshuar projektin, por gjithmonë duhet të mbani në mend qëllimet tona për t’ju ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme”, thuhet në fund./FrontOnline/