Java e 32-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante.
Padyshim, vëmendja më e madhe sot është te derbi rajonal mes Llapit dhe Prishtinës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, aty ku Prishtinën vetëm fitorja e mbanë në luftë për titull.
Nga ana tjetër, Llapi nuk ka objektiva këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Tutje, ndeshja tjetër zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj mes Drenicës dhe Ballkanit.
Ballkani si lider do ta kërkojë fitoren sot për ta ndjekur titullin e kampionit, kurse Drenica synon tre pikë për mbijetesë.
Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00./FrontOnline/