Manipulimet dhe kurdisjet eventuale në futbollin e Kosovës kanë qenë tema kryesore e ditëve të fundit.
Në lidhje me një fenomen të tillë ka folur edhe ish-futbollisti i mirënjohur, Erdin Hashani, shkruan FrontOnline.
Hashani, i cili drejton Vjosën e Shtimes si trajner, e ka dhënë së fundmi një deklaratë interesante.
Ai ka thënë se Superliga e Kosovës po bëhet si “filmat turk”, të cilëve tashmë u dihet fundi.
“Është normale që Ballkani po reagon duke kuptuar investimet që po bën. Në Kosovë nëse nuk ki aletat është shumë problem. Superliga e Kosovës po bëhet si filmat e Turqisë të cilëve ju dihet fundi” tha Hashani në “Sporti Total”./FrontOnline/