Xhiro e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje shumë interesante që janë në program për t’u zhvilluar.
Do të luhet në Klinë dhe Gjilan, me katër skuadra që zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.
Në anën tjetër Malisheva pas disfatës së Ballkanit synon tre pikët në Gjilan për t’u ngritur në pozitën e dytë në tabelë.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë, me Dukagjinin që pret Prishtinën.
Vendasit kërkojnë tre pikët për t’i ikur zonës së barazhit, derisa kryeqytetasit triumfin për tu ngritur në pozitën e tretë në tabelë. /Telegrafi/