×
  • Sport
  • Sport

    Superliga ballkanike ide e pëlqyer, klubet e Kosovës do të përfitonin nga promovimi i talentëve

    FrontOnline
    24 Prill 2021

    Padyshim që formimi i Superligës evropiane ka shkaktuar një “tërmet” në botën e futbollit, raporton FrontOnline.

    Kjo ka ndikuar edhe te kroatët, të cilët janë frymëzuar të krijojnë ligë të re me skuadrat nga Ballkani.

    Bëhet fjalë për Superligën ballkanike në futboll, e cila sipas tyre, do të përbëhej nga dy divizione me nga 16 skuadra.

    Ndeshjet parashihen të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, dhe katër skuadrat e fundit të divizionit të parë bien poshtë, ndërsa katër skuadrat e para të divizionit të dytë ngjiten lartë.

    Sipas kësaj ideje nga kroatët, në këtë kampionat do të merrnin pjesë skuadrat nga Kroacia, Rumania, Greqia, Serbia, Bullgaria, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova.

    Se cilat janë gjasat që ky kompeticion të bëhet realitet, FrontOnline ka kontaktuar me trajnerin Bylbyl Sokoli, drejtorin sportiv të Prishtinës, Fisnik Kërçeli dhe futbollistin e njohur, Taulant Dajakun.

    Sokoli: Fillimisht Liga Unike Kosovë – Shqipëri, e pastaj “Superliga ballkanike”

    Trajneri i mirënjohur shqiptar, Bylbyl Sokoli e ka mbështetur në parim idenë e krijimit të Superligës ballanike në futboll.

    Megjithatë, sipas tij, fillimisht duhet të krijohet Liga Unike mes skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria.

    “Mendoj se është koha që futbolli të ketë ndryshime në organizim, por duhet t’i matim cilat janë interesat tona, duhet t’i kemi parasysh interesat tona. Nëse është pjesë e interesit tonë, duhet të jemi pjesë e saj”, ka thënë Sokoli, duke vazhduar:

    “Bashkimi i dy apo më shumë ligave është i lejueshëm, por fillimisht duhet të ketë bashkim Kosovë – Shqipëri në futboll, e pastaj në Ballkan”.

    Se pse duhet fillimisht krijuar Liga Unike në futboll mes Kosovës dhe Shqipërisë, këtë e tregon “Profa”.

    “Është obligimi ynë kombëtar të kemi Ligë Unike dhe për shkak të ngritjes së cilësisë dhe tregut më të madh. Këto faktorë grumbullojnë cilësi dhe kështu do të kishim dy apo tre përfaqësuesë në Superligën ballkanike”, deklaroi të shtunën për FrontOnline Bylbyl Sokoli.

    Kërçeli e pëlqen idenë për një Superligë ballkanike

    Në propozimin e kroatëve për Superligën ballkanike, është parë vetëm një klub nga Kosova dhe ai është klubi më i madh në vend, Prishtina.

    Drejtori sportiv i këtij klubi, Fisnik Kërçeli deklaroi se i pëlqen kjo ide, por që ai thotë se në rast se realizohet, duhet të jetë sipas rregullores së UEFA-së.

    “Nëse ndodhë kjo, është e mirë edhe për futbollin e Kosovës pasi do të promovoheshim. Por, ky kampionat duhet të jetë në përputhje me rregulloren e UEFA-së. Si ide më pëlqen, talentet tanë do të promovoheshin jashtë”, tha për FrontOnline Fisnik Kërçeli.

    “UEFA nuk do ta lejojë një gjë të tillë”

    Futbollisti me përvojë në futbollin e Kosovës, Taulant Dajaku e ka komentuar propizimin e dhënë nga kroatët për një kompeticion të tillë.

    Duke e parë shuarjen e menjëhershme të Superligës evropiane, Dajaku thotë se e njejta do të ndodhte edhe me këtë ballkanike.

    “Ka qenë ide e kahershme, por dështimi i kësaj nisme të klubeve elitare do të stopojë çdo lloj nisme tjetër që do të jetë jashtë kupolës së UEFA-së. Forma agresive e reagimit që ka bërë UEFA, nuk do të lejojë asnjë zë tjetër të ndërmarrë hapa të tillë në një periudhë të afërt”, thotë Dajaku për FrontOnline, duke shtuar:

    “Kjo ide realisht nuk ka pasur një nismë konkrete. Thjesht ka qenë një ide e kahershme. Unë mendoj se kjo ide as që do të shtjellohet”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport23 Dhjetor 2024
    Portieri Ilir Avdyli nuk është më pjesë e KF Llapit. Këtë gjë e bëri të ditur vet ai përmes një njoftimi në...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kënga kundër Kosovës nuk e ka ndihmuar boksierin serb, Stefan Mariç, për të fituar edhe në ring. Boksieri serb është mposhtur të...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Me më pak se një javë deri në hapjen e merkatos së transferimeve të janarit, të gjitha sytë janë te Marcus Rashford...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai në një postim në Facebook...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Genc Rraci, bashkëshorti i kryeshefes së Postës së Kosovës, tash është drejtuesi i inteligjencës financiare të Kosovës. Ai u emërua në këtë...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve politike dhe të kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gresa ka pyetur Gjestin nëse ia ka lagur ai shtratin Xuxit. Gjesti i cili e mohoi ta ketë kryer këtë veprim, Gresa...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Derisa Driloni dhe Fitimi po pastronin oborrin, Sara ka urdhëruar ata që ta shikojnë edhe pjesën tek pishina. “Keni edhe te pishina...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pritën sot në takim lamtumirës ambasadorin të Shteteve të Bashkuara të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.