Është kjo Divjaka. Një komunë në Shqipëri, pak përtej Durrësit.
Ndonëse sipërfaqja e saj territoriale është e vogël, mundësitë për të parë atraksione të rralla këtu janë tejet të mëdha.
Njëra prej tyre është shëtitja me varkë nëpër lagunën e Karavastës, që është një nga më gjigantet në Adriatik.
Shëtitjen nëpër këtë ngushticë të cilën prej detit e ndan një vije e hollë toke për kosovarët të dielën e mundësojë kush tjetër pos kompanisë lidere për turizëm, Sharr Travel.
“Çdo herë Sharr Travel ka qenë dhe është një prej agjencioneve më serioze në nivel vendi. Është lider në fushën e turizimit, duke pasur parasysh që orientim të vetëm kemi tregun shqiptar dhe ne sot kemi dalë me ofertë speciale për Divjakën, për parkun nacional të Divijakës dhe me të vërtetë është një bukuri e rrallë ku gjithë shqiptarët e Kosovës kanë mundësi që me oferta shumë të lira që i ka ofruar Sharr Travel të vijnë ta vizitojnë Divjakën e bukur, të kënaqen me atraksionet turistike, sigurisht të shkikojne edhe nga Kulla e Vrojtimit 360 shkallësh. Dhe një atraksion është edhe ky që po e shihni sot, lundrimi me varka”, theksoi Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë Sharr Travel.
Simbolet e këngët shqipe përgjatë udhëtimit asesi nuk mund të mungojnë.
Në këtë lagunë jeton një lloj i rrallë Pelikani, i quajtur Pelikani i Dalmacisë.
Ky e gjallesa të tjera mund të shihen nga afër, por edhe përmes dylbive të vendosura në një Kullë Vrojtimi, 36 metra të lartë.
Ngjitja për në të bëhet shkallëve, këmbë. E atyre që u bie të lodhën gjatë ditës pushimin natën e bëjnë në Divjaka Resort, një hotel komod që i plotëson të gjitha kushtet.
I ndërtuar në mes pyjeve në njërën anë dhe detit në tjetrën, resorti ofron një peizazh unik.
“Ka një vit që punojme me Sharr Travel. Jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin. Hoteli është plot me turistë të Sharr Travel. Sigurisht që do ta vazhdojmë bashkëpunimin më fuqishëm në sezon”, tregoi menaxheri i hotelit Dritan Dterkaj
Oferta për këtë tur janë dy llojesh.
E para është ajo dy ditore që ka koston 40 euro.
Kurse tjetra ajo tre ditore 60 euro për person.
Në të, pos eksplorimit të Divjakës, përfshihet edhe vizita e Tiranës dhe Beratit.
Nëse doni të bëheni pjesë e udhëtimeve të tjera të Sharr Travel për në Divjakë e Tiranë kontaktoni në numrat e telefonit:
044 / 610 – 015
049 / 610 – 015
038/ 610- 015
044/542 – 029
049/344 – 260
038/610 – 016
038/610 – 017
Ose bëjeni këtë përmes faqes së Facebookut dhe asaj të Instagramit të kësaj kompanie.