Kampionatet më të forta të futbollit evropian sjellin sonte ndeshje jashtëzakonisht interesante.
Në Premierligën angleze do të zhvillohen duy ndeshje, ku lideri Manchester City përballet me AAston Villën si mysafir, shkruan FrontOnline.
Kurse, Tottenhami pas shkarkimit të Jose Mourinhos, sonte luan ndaj Southamptonit ku kërkon fitore për t’i arritur objektivat.
Në Bundesligën gjermane, sot luhen katër ndeshje, ku Dortmundi përballet me Union Berlinin, derisa Werder Bremeni i Milot Rashicës luan në shtëpi ndaj Mainzit.
Nga ana tjetër, në elitën e futbollit italian, në Serie A, do të zhvillohen gjithsej shtatë ndeshje.
Lideri Interi i shkon Spezias, Milani përballet në shtëpi me Sassuolon, kurse Juventusi i bën “konak” Parmës.
Dhe për fund, në La Ligën spanjolle, Real Madridi është mysafir i Cadizit, derisa ndeshje interesante pritet të luhet edhe mes Levantes dhe Sevillës./FrontOnline/