Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj vazhdon të shkëlqejë me skuadrën B të Barcelonës.
Në ndeshjen e sotme ndaj Villarealit, reprezentuesi i Shqipërisë e ka shënuar një gol në fitoren 3:4, shkruan FrontOnline.
Pasi pranoi një top fantastik në zonë, Manaj goditi direkt duke e mposhtur portierin kundërshtar.
Ndryshe, futbollisti nga Lushnja e ka gjetur golin 12 herë këtë edicion me Barcelonën B./FrontOnline/