Armando Sadiku nisi një aventurë të re në Bolivi gjatë afatit kalimtar dimëror, duke u transferuar te Bolivari.
Ndonëse po luan rregullisht, Sadiku nuk po e gjen formën e tij optimale, shkruan FrontOnline.
Dje, Bolivari fitoi 2:0 ndaj Blomingut, por huqjet e reprezentuesit të Shqipërisë kanë marrë vëmendje të madhe.
Në minutën e 71-të, sulmuesi nga Elbasani shkëputet bukur pas një topi të marrë dhe shfaqet i vetëm me portierin, megjithatë ky i fundit arrin ta ndalë gjuajtjen e lojtarit.
Pas kësaj, trajneri i Bolivarit nuk iu besoi syve duke vendosur duart në kokë./FrontOnline/