Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e të hënës në Prishtinë pasi të njëjtit kanë penguar në shqiptimin e gjobës për zhurmën në lokal dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtar policor në kryerje të detyrës zyrtare.
Policia ka njoftuar se një nga tre të arrestuarit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës”.
“Rr. Dalmatët, Prishtinë 12.12.2022 – 23:45. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që kanë penguar në shqiptimin e gjobës për zhurmën në lokal dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtar policor në kryerje të detyrës zyrtare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.