Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq kanë arrestuar të dyshuarin pasi kanë sulmuar viktimën fizikisht me mjete te forta dhe thikë.
Ndërsa, dy persona tjerë të dyshuar gjinden ende në arrati.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.