Tri gra janë arrestuar në Vushtrri pasi që kishin sulmuar fizikisht familjaren e tyre.
Policia bën me dije se lidhur me rastin nuk raportohet për lëndime.
“Janë arrestuar tre të dyshuara femra kosovare pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin nuk raportohet për lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, njofton Klankosova.tv