Të hënën në Podujevë janë arrestuar katër persona të cilët pas një kontesti pronësor kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Derisa, me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.