Një ngasëse në Gjilan raportohet se duke e drejtuar veturën e saj, nuk është ndalë në pikë kontrolli të veturave dhe duke ikur ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, ku janë shkaktuar dëme materiale.
Bëhet e ditur se e dyshuara është arritur të lokalizohet dhe arrestohet. Ndërkaq gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë, për çka është hapur dhe rast i veçantë ”Sulm ndaj personit zyrtar”.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.