Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti është cilësuar Dhunë në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.