Një sulm izraelit ndaj një pallati shumëkatësh në Gazën veriore, shkaktoi dhjetëra dhe vrarë dhe të plagosur. Ndërsa ende nuk ka një bilanc të sakte, zyra mediatike e drejtuar nga Hamas në Gaza, flet për 72 të vdekur.
Video të publikuara nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë banorët teksa nxjerrin trupat nga rrënojat, ndërsa shihet se janë dëmtuar rëndë edhe godina përreth.
Ushtira izraelite dërgoi tanke në zonën e sulmuar të Beit Lahiya dhe qyteza të afërta muajin e kalaur, për të luftuar militantët e Hamas dhe për të penguar rigrupimin e tyre.
Autoritetet pretendojnë se kanë vrarë qindra militant në këtë zona, për të cilat banorët thonë se Izraeli i ka izoluar nga qyteti i Gazës.
Më herët gjatë së shtunës një sulm ajror izraelit vrau të paktën 10 vetë në kampin e Bureij në Gazën qëndrore, pasi një raketë goditi një shtëpi.4 persona të tjerë u vranë në kampin e Nuseirat.
Katari ka paralajmëruarHamasin dhe Izraelin se do të pezullojë përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe për lirim të pengjeve deri sa palët të tregojnë vullnet dhe seriozitet për të rinisur bisedimet.
Ndërkohë 3 persona janë arrestuar në Izrael pasi dyshohet të kenë hedhur dy mjete shpërthyese në oborrin e vilës së kryeministrit izraelit Bejamin Netanjahu në Cesarea. Siç mësohet, kryeministri nuk ishte i pranishëm në momentin e incidentit./a2cnn