Një femër ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht tre muaj më parë nga një i dyshuar.
Policia bën me dije përmes raport se pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Lipjan. Me 09.02.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se para tre muajve është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.