Një femër në Podujevë ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe nuk ka pranuar që është takuar me viktimën në intervalin kohor të pretenduar nga viktima.
“Podujevë 08.12.2022 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe nuk ka pranuar që është takuar me viktimën në intervalin kohor të pretenduar nga viktima. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online