Një person është sulmuar fizikisht të mërkurën në Prishtinë, transmeton Front Online.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.
“Rr. Fadil Ferati, Prishtinë 30.09.2020 – 23:46. Viktima mashkull kosovar, raporton se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, i cili i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor”, është thënë në raportin 24 orësh të policisë./Front Onlinë/