Si pasojë e një sulmi me armë dhe raketa që kishte për shënjestër një karvan paraushtarak të Pakistanit, shtatë ushtarë si dhe shtatë roje private kanë humbur jetën.
Karvani i sigurisë ishte duke e shoqëruar një autokolonë të “Oil and Gas Development Company Limited” (OGDCL) në një autostradë bregdetare që po udhëtonte për në qytetin jugor Karachi, shkruan Reuters.
Në zëdhënës i ushtrisë pakistaneze ka bërë të ditur se personeli i OGDCL ka arritur t’i shpëtojë sulmit në mënyrë të sigurt, por se 14 burra të sigurisë kanë humbur jetën në incident.
Kujtojmë se ky është sulmi i dytë në Pakistan brenda 24 orëve.