Një qytetar gjatë ditës së djeshme është kafshuar nga një qen në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se pronarja e qenit është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Rr. UÇK-së, Prishtinë, 25.09.2022-123:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar-kafshuar nga qeni i të dyshuarës femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.