Një burrë në Fushë-Kosovë është sulmuar nga një tjetër, derisa ishte në vendin e punës.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se ai ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte në vendin e punës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.