Të mërkurën në Fushë Kosovë është arrestuar një person, i cili dyshohet se sulmoi një grua me thikë.
Viktima pas trajtimit mjekësor është liruar sipas policisë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e godit me mjet të mprehtë-thikë viktimën. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.