Një person ka raportuar në Polici se përderisa ishte në veturë, nga një veturë tjetër një i dyshuar deri më tani i pa njohur ka shtënë tre herë me armë në Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas policisë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, përveç një shenjë që dyshohet se mund të jetë e shkaktuar nga plumbi.
“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM/Bresje, Fushë Kosovë 16.12.2022 – 19:43. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në veturë, nga një veturë tjetër një i dyshuar deri më tani i pa njohur ka shtënë 3 (tre) herë me armë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, përveç një shenjë që dyshohet se mund të jetë e shkaktuar nga plumbi (në pjesën e pasme të veturës së ankuesit)”, thuhet në raportin e policisë.