Sulmohet komisariati i policisë, 40 persona thyejnë xhamat e dyqaneve dhe dëmtojnë makinat
Mbi 40 persona të paidentifikuar, të armatosur me shufra metalike dhe duke përdorur fishekzjarre si predha, u përpoqën të sulmonin komisariatin e policisë së Champigny-sur-Marne Paris.
Sipas mediave vendase, ngjarja u regjistrua në periferi të Parisit, mbrëmjen e djeshme.
“Sulm i dhunshëm natën e kaluar në komisariatin e policisë të Champigny me fishekzjarre dhe predha të ndryshme. Asnjë oficer policie nuk u lëndua”, tha policia e Parisit në Twitter të dielën.
Policia postoi një video që tregon një breshëri fishekzjarresh në drejtim të stacionit të policisë në Champigny-sur-Marne, rreth 15 km në juglindje të qendrës së Parisit. Autorët e sulmit u përpoqën të hynin me forcë në komiasariat, por nuk arritën ta bënin një gjë të tillë.
Askush nuk u arrestua, por pati thyerje xhamash dhe makina të dëmtuara. Motivi i sulmit, i treti në këtë stacion policie në dy vjet mbetet ende i paqartë.
“Askush nuk e respekton më policinë”
Ky sulm vjen pas atij të mërkurën në mbrëmje, ku dy oficerë civile të policies mbetën të plagosur nga plumbat në Herblay (Val-d’Oise), ndërsa ishin në një mision. Sindikata Policisë denoncoi menjëherë këtë klimë dhune, përmes delegatit të saj të përgjithshëm, Frédéric Lagache, i cili tha:
“Është koha që qeveria të shfrytëzojë dhunën e kryer ndaj policisë (…) Askush nuk e respekton policinë dhe qeveria për fat të keq nuk ka arritur ta përmbysë këtë trend. Çfarë duhet që qeveria të angazhohet për të mbrojtur agjencitë e saj të zbatimit të ligjit?