Policia e Kosovës ka njoftuar se një person zyrtar është sulmuar fizikish nga dy persona të panjohur, raporton Front Online.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë në kërkim policor kurse rasti në procedurë hetimore.
“Prishtinë 09.05.2024 – 14:05. Viktima mashkull kosovar person zyrtar, ka raportuar se një veturë fillimisht e kishte goditur nga prapa e më pas dy persona të pa njohur kanë dalur nga vetura dhe e kanë sulmuar fizikisht. Të dyshuarit gjenden ne kerkim policor, kurse rasti ne procedure hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë.