Është sulmuar fizikisht një person në fshatin Muzhevinë të Istogut, ku është arrestuar i dyshuari për këtë sulm.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se personi i sulmuar ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.