Ambasada e Arabisë Saudite në Holand u sulmua me të shtëna armësh të enjten.
Policia holandeze tha se është duke i hetuar të shtënat që ndodhën para lindjes së diellit, ndërsa u raportua se asnjë person nuk është lënduar në këtë rast.
Autoritetet thanë se ndaj objektit të ambasadës së këtij shteti u shkrepën disa plumba para orës gjashtë të mëngjesit, shkruan Reuters.
Një zëdhënëse e policisë nuk ofroi më shumë hollësi për këtë rast.