Dy zyrtarë janë sulmuar të dielën nga disa persona në Rahovec.
Policia ka bërë të ditur se viktimat janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec.
“Është raportuar se disa persona kanë sulmuar zyrtarët policor që ishin në kryerje të detyrës ku si pasojë dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Viktimat kanë marrë tretman mjekësor”, ka informuar Policia.
Ndërkohë, rasti është duke u hetuar.