Dy zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë një të dyshuar në Gjilan, i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti.
I dyshuari i ka goditur policët me veturë dhe është larguar në drejtim të panjohur
Rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite në qendër të Gjilanit ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm./Front Online